leoni

Përkujtohet dëshmori Behxhet Shabani

Me homazhe te varri i dëshmorit, nga drejtorët e Komunës së Skenderajt, familjarët, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, zëvendësministri Abdyl Ymeri dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, është përkujtuar heroi Behxhet Shabani nga Baksi, në 20 – vjetorin e rënies së tij, në altarin e lirisë. Pas homazheve, familjari i dëshmorit para të pranishmëve ka evokuar kujtime për dëshmorin e kombit.

Ndërkaq deputeti Haxhiu, ka thënë se Kosova dhe populli i saj do t’i kujtojë përgjithmonë dëshmorët, për sakrificën e tyre sublime në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …