Brickos

Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryetari Jashari uron qytetarët me rastin e fillimit të Ramazanit

Kryetari i komunës Skenderajt BekimJashari me rastin muajit të Ramazanit uron gjithë besimtarët Islam, ndër të tjera kryetari Jashari tha: Të dashur qytetarë, të nderuar besimtarë të besimit islam, jemi në prag të fillimit të Ramazanit, muajit ku shfaqet sakrifica, solidariteti humaniteti, drejtësia e barazia mes njerëzve. Agjërimi na kujton detyrimin ndaj të gjitha shtresave të shoqërisë që kërkojnë kujdesin tonë të lartë. Karakteristikë e këtij muaji aq të shenjtë janë ndihma ndaj njëri-tjetrit, falja ndaj njëri-tjetrit dhe dora e zgjatur ndaj të varfrit. Këto janë veprimet e një besimtari të devotshëm, ky është islami. Në emër të Komunës së Skenderajt, iu uroj agjërim të lehtë dhe shtim të veprave të mira e të pranueshme te Zoti ynë i Madhërishëm! Thuhet në urimin e kryetarit Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …