Përkujtohet Dëshmori Visar Krasniqi si dhe shënohet dita e shkollës që mban me krenari emrin e tij

Me një ceremoni të veçantë dhe me pjesëmarrje të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe përfaqësuesve të komunës së Malishevës, u shënua përvjetori i rënies së dëshmorit Visar Krasniqi, njëherësh edhe Dita e Shkollës që mban me krenari emrin e tij.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i komunës, përkatësisht të Drejtorisë së Arsimit dhe Edukimit, Sabit Berisha në emër  të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtimit për dëshmorët që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit dhe shkollës shqipe, ku dëshmori i trojeve shqiptare, Visar Krasniqi, e deshi jetën, por më shumë e deshi çlirimin dhe lirinë e Kosovës si dhe të shkollës kombëtare, tha Berisha.

Drejtoresha e shkollës, Bukurije Krasniqi, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje dhe theksoi se kjo ditë është një rast i rëndësishëm për të reflektuar mbi historinë tonë dhe për të edukuar brezat e rinj me vlera të atdhedashurisë, sakrificës dhe respektit për heronjtë e kombit.

Programi artistik shkollor filloi me poezinë homazhe kushtuar dëshmorit, Visar Krasniqi në ambientet e shkollës ku u mbajt programi kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit, të cilët recituan poezi dhe interpretuan këngë patriotike dhe u shfaqën pjesë dramatike që pasqyronin jetën dhe veprën e dëshmorit, Visar Krasniqi.

Në fund u ndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar për rezultatet e arritura për vitin shkollor 2024-2025.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj, Selmon Dukaj dhe Altin Haskaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj bashkë me nënkryetarin, z. Sami Cacaj, Kryetarin …