Sot shënohet 19-vjetori i rënies heroike të Komandantit, Tahir Sinani dhe katër bashkëluftëtarëve të tij

Përkujtohet heroi i kombit, Tahir Sinani e bashkëluftëtarët e tij dëshmorë: Naser Ademi. Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisa Fazliu

23 vjet më parë më 29 korrik të vitit 2001, në rajonin e Malësisë së Gostivarit  ka rënë  Komandanti i tri luftërave çlirimtare, Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij, Naser Ademi. pjesëmarrës në katër luftëra çlirimtare në Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe në Maqedoni, profesoresha, Hyrë Emini,  nga Ferizaj luftëtare  e tri luftërave çlirimtare,  luftëtari tjetër  i tri luftërave çlirimtare,  Brahim Ademi nga Kosharja e Ferizajt dhe  Hisa Fazliu nga Gostivari.

Me rastin e përvjetorit të rënies në fushë të nderit, të këtyre dëshmorëve, sot  do të organizohen homazhe për të nderuar Heroin Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij. Homazhet do të zhvillohen në varrezat e Deshmorëve në Landovicë, sot  në orën 10:30, kanë bërë të ditur, shoqatat nga Zona e Pashtrikut të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …