Përkujtohet në 21 vjetorin e rënies heroi Idriz Rrecaj

Në ndërim të jetës dhe veprës së veprimtarit e heroit Idriz Rrecaj, Kryetari i komunës së Skenderajt ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore- 21 vite i munguar, organizuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës. 28 vite me parë me kujtohet dita kur heroi ynë Idriz Rrecaj erdhi në kullën tonë dhe kërkoj nga babushi (Hamëza) se si të veproj, duke shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit. Babushi duke vlerësuar gatishmërinë dhe trimërinë e Idrizit ja ktheu se t’i na duhesh aty ku je duke punuar për të mirën e popullit tonë. Në shenjë kujtimi e falënderimi për kontributin e tij dhënë lirisë së Kosovës, me krenari parku në Skenderaj mbanë emrin e heroit Idriz Rrecaj, në të cilin park sot fëmijët e qytetit tonë lozin të lumtur në lirinë që sot po e gëzojmë. Lavdi jetës e veprës së veprimtarit Idriz Rrecaj! Ka thënë në postimin e tij kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …