Përkujtohet Shkëlzen Haradinaj dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”

Të hënën u shënua 19-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneralit Shkëlzen Haradinaj (komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit) dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt, të rënë në betejën e Maznikut.  Homazhe kanë ber i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetar Sami Cacaj, përfaqësues të organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, familjarë të Dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës, deputet të parlamentit të Kosovës, kryetar komunash dhe shumë qytetarë. Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit. Rënia e Shkëlzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar. Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë me 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptare, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë. Po ashtu homazhe u mbajtën edhe tek shtatorja e Heoit Shkëlzen Haradinaj në Pejë si dhe Akademi përkujtimore në Kino Teatrin ,,Istref  Begolli’’ në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …