Përkujtohet veprimtari e luftëtari, Shaban Viça në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta

Përkujtohet veprimtari e luftëtari, Shaban Viqa në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta

Sot në 7-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Shaban Viqa, në Greme të Komunës së Ferizajt, u bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së këtij luftëtari, i cili  ka marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në UÇPMB dhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Të pranishëm, në këtë përvjetor përpos familjarëve, ishin edhe  bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë të shumët të cilët kanë marrë pjesë në 7-vjetorin e vdekjes së tij. I pranishëm ishte edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Kosovës Lndore, Jonuz Musliu. Kujtime në nderim të figurës së Shaban Viqës-Bacit evokuan shokët Jonuz Musliu, Ali Reshani dhe në emër të familjes, vëllai, Nazmi Viqa.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …