Përmbytje në Minierën e Artanës, për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit

Një përmbytje e papritur ka ndodhur në minierën e Artanës, ku shpërthimi i ujit nga horizonti i gjashtë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ndodhi pasi uji i grumbulluar shpërtheu brenda minierës, duke përfshirë oborrin në pak minuta. Fatmirësisht, tre punonjës që ndodheshin në horizontin e gjashtë i shpëtuan përmbytjes, pasi ishin larguar për pushim pak minuta më parë. Mbikëqyrësi i minierës, Liridon Mehmeti, shpjegoi se përmbytja u shkaktua nga grumbullimi i ujit në një hapësirë prej 650 metrash. “Pas daljes së punëtorëve për pushim, uji filloi të rridhte dhe më pas shpërtheu,” tha ai. Nga ana tjetër, drejtori i minierës, Hasim Berisha, siguroi se objektet dhe pajisjet nuk dolën jashtë funksionit. Ish-drejtori i Minierës së Trepçës, Ferat Shala, fajësoi keqmenaxhimin për këtë incident, duke e cilësuar atë si pasojë të paaftësisë menaxheriale dhe teknike. “Nuk ka asnjë reagim institucional për këtë ngjarje. Kjo është një vepër penale mjedisore. Nëse jashtë duket kështu, brenda minierës vetëm Zoti e di çfarë ka ndodhur,” tha Shala në një reagim publik.

Kontrolloni gjithashtu

Janjiq

Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …