Përparim Gruda, akuzon Vetëvendosjen për ‘Lojë Politike’ lidhur me përjashtimin e Listës Serbe nga Kuvendi

Anëtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, për përjashtimin e deputetëve të Listës Serbe, nga Kuvendi. Ai e cilësoi këtë si një manovër të qëllimshme politike dhe pjesë të fushatës zgjedhore. Gruda akuzoi shumicën parlamentare dhe Mimoza Kusari-Lilën për bashkëpunim të mëparshëm me Listën Serbe dhe Millan Radojçiqin, duke përmendur se votat e Listës Serbe kishin qenë vendimtare në zgjedhjen e presidentes, Vjosa Osmani dhe formimin e Qeverisë aktuale. Ajo që ndodhi është një pjesë e spotit elektoral të kësaj partie, që fatkeqësisht po realizohet në kurriz të shtetit të Kosovës. Ky është një veprim i papërgjegjshëm me pasoja afatgjata, theksoi Gruda. Përjashtimi i Listës Serbe ka nxitur debate të ashpra në skenën politike, duke thelluar ndarjet mes pozitës dhe opozitës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …