Përparim Gruda: Gjykata ia hodhi fajin VV-së për bllokadën, duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke e konsideruar atë si një mesazh të qartë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për bllokadën institucionale, Gruda tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se e drejta e partisë fituese për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi nuk duhet të kthehet në një instrument bllokues për funksionimin e institucionit më të lartë përfaqësues. “Gjykata Kushtetuese ka thënë shprehimisht se nuk mundet që e drejta e partisë fituese për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të kthehet në mjet bllokimi. Ajo ka përcaktuar se ky grup duhet të kërkojë marrëveshje, kompromis dhe konsensus për t’i siguruar votat,” tha Gruda. Sipas tij, vendimi i Kushtetueses ka adresuar drejtpërdrejt përgjegjësinë për bllokadën katërmujore tek Lëvizja Vetëvendosje. Ai theksoi se për të dalë nga kjo situatë, partia në pushtet duhet të bëjë lëshime konkrete. “Duhet të bëjë një lëshim. Duhet ta ndërrojë kandidatin. I ka 48 deputetë, çka kanë më pak ata deputetë se Albulena Haxhiu?” deklaroi Gruda, duke nënkuptuar se zgjidhja qëndron në fleksibilitetin politik të Vetëvendosjes për të çuar përpara konstituimin e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit legjendar gjerman Helmut Kohl, ka bërë një thirrje të fuqishme …