Përparim Gruda kërkon nga ministrja, Albulenë Haxhiu të tregojë rolin e saj dhe të drejtësisë në rastin e Astrit Deharit

Anëtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar publikisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për tallje  tme Prokurorinë Speciale. Në postimin e tij, Gruda e ka pyetur ministren nëse e kupton rolin e saj dhe detyrën e ndërtimit të besimit në institucionet e drejtësisë. Ajo duhet të fokusohet në ndërtimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë dhe jo të krijojë mosbesim duke bërë deklarata cinike. Ai ka ngritur disa pyetje thelbësore për ministren Haxhiu. Gruda gjithashtu ka theksuar rëndësinë e trajtimit të çështjes së Astrit Deharit, duke pyetur kur do të sjellë drejtësi për këtë rast dhe ta mbyllë këtë kapitull të dhimbshëm. Ai ka theksuar se kjo është një çështje me të cilën ministrja dhe qeveria e saj kanë abuzuar për një kohë të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …