leoni

Përparim Gruda: Raporti i Organizatës, ”Transparenca Ndërkombëtare” vërtetoi se Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se raporti i Organizatës, ”Transparenca Ndërkombëtare”  vërtetoi se Kosova po udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar, e paaftë dhe e dëmshme për shtetin dhe qytetarët. Në një konferencë për media, ai tha se është tejet shqetësuese mungesa e vullnetit politik nga Qeveria Kurti për të luftuar korrupsionin, e cila, përveç kësaj, tashmë ka marrë në mbrojtje zyrtarët e saj të korruptuar duke penguar hetimet e pavarura. “Edhe një herë me radhë, raportet ndërkombëtare po dëshmojnë se Qeveria e Kosovës, përmes zyrtarëve të saj, po vazhdon të sulmojë organet e drejtësisë, të mbrojë njerëzit e saj të korruptuar dhe të pengoj hetimet e pavarura ndaj tyre. Këtë, dje e dëshmoi edhe Transparency International, e cila në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023, ka renditur Kosovën në pozitën e 83-të në ranglistën botërore, me vetëm 41 pikë. Pra gjatë vitit të kaluar, Kosova nuk ka pasur asnjë progres në luftën kundër korrupsionit. Republika e Kosovës në rang botëror mban pozitën e 83-të, njëjtë me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami”, theksoi ai.

 

Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar vazhdimisht, gjatë tri viteve të kaluara të kësaj Qeverie, tendencat dhe veprimet e saj kundër sistemit të drejtësisë në vend, si shkarkimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri me qëllim të pengimit të hetimeve për korrupsion ndaj drejtori të KEK-ut Nagip Krasniqi, si dhe pengimi i konstituimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e aferës me vjedhjen e  rezervave shtetërore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i publikuar nga Transparency International, konstaton këtë në mënyrë shumë të qartë. Aty thuhet se ndërhyrja e vazhdueshme e qeverisë në çështjet gjyqësore, e ilustruar me shkarkimin e kreut të njësisë së hetimit të posaçëm të policisë, së bashku me pengimin nga deputetët e mazhorancës të një hetimi parlamentar për një rast të dyshuar për korrupsion të madh, sugjerojnë se vullneti politik për të hequr dorë nga kontrolli dhe forcimi i mbikëqyrjes së pavarur ende nuk ekziston”, theksoi Gruda.

PDK fton Qeverinë të ndalojë menjëherë sulmet ndaj organeve të drejtësisë dhe t’i hapë rrugë hetimeve të pavarura deri në zbardhjen e të vërtetës së plotë të të gjitha aferave korruptive. “Prandaj, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i bëjmë thirrje Qeverisë, ashtu siç kemi bërë gjatë tri viteve të kaluara, që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj organeve të drejtësisë, mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar dhe të i hapë rrugë menjëherë hetimeve të pavarura deri në zbardhjen e të vërtetës së plotë të të gjitha aferave korruptive, e të cilat janë të shumta, ku zyrtarët e saj tashmë janë të përfshirë”, tha Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qeveria Kurti më ka shantazhuar e kërcënuar

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar hapur qeverinë në detyrë …