Përplasja rreth energjisë: Bizneset protestojnë, Kurti i cilëson “barrikada të papranueshme”

Të enjten, përfaqësues të bizneseve bllokuan përkohësisht hyrjet në Prishtinë në shenjë proteste kundër kalimit në tregun e lirë të energjisë. Protesta u organizua nga Oda Ekonomike, pa përfshirje politike. Kryetari i Odës, Lulzim Rafuna, paralajmëroi se bizneset do të përballen me rritje të çmimit të energjisë prej 220 deri në 270%. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cilësoi protestat si “barrikada të papranueshme”, duke thënë se ato mbrojnë 1% të bizneseve në kurriz të qytetarëve. Deklaratat e tij nxitën reagime të ashpra nga opozita dhe shoqëria civile, që i cilësuan krahasimet si të padrejta. ZRRE konfirmoi se vendimi për liberalizim hyn në fuqi më 1 qershor. KEK dhe KOSTT njoftuan marrëveshje të re për furnizim me energji, në kuadër të tregut të hapur. Të gjitha bizneset e mëdha duhet të gjejnë vetë furnizues, ndryshe kalojnë në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Kontrolloni gjithashtu

Rizvanolli ofendon Skender Hysenin dhe udhëzon Mujkën për manipulim publik në rastin “Ibër-Lepenc”

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përdorur gjuhë fyese dhe terma të ulët ndaj ish-funksionarit …