leoni

Përplasje në Hagë për afatet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së – avokatët kundërshtojnë Prokurorinë

Ka shpërthyer përplasje në Gjykatën Speciale në Hagë mes Prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës të krerëve të UÇK-së për shkak të afateve për dorëzimin e listave të dëshmitarëve dhe provave. Prokuroria ka kërkuar që mbrojtja t’i dorëzojë dokumentet deri më 21 korrik dhe të përmbyllë listat e dëshmitarëve më së largu deri më 18 gusht. Avokatët kanë reaguar ashpër, duke theksuar se kërkesa e Prokurorisë injoron vëllimin e punës dhe vonesat nga ofruesit e lejeve të Rregullës 107. Sipas tyre, përgatitja është penguar edhe nga vonesat e zbulimit të materialeve, me shembuj konkretë si ai i mbrojtjes së Thaçit që mori dokumente të kërkuara që në vitin 2022 vetëm në maj-qershor 2025. Mbrojtja ka propozuar që lista e dëshmitarëve të dorëzohet më 18 gusht, ndërsa dëshmitari i parë të dëshmojë në javën e 15 shtatorit. Ajo planifikon të thërrasë 20–25 dëshmitarë, nga të cilët 15 mund të dëshmojnë drejtpërdrejt. Nëse mocioni për rrëzimin e akuzave refuzohet, procesi i mbrojtjes pritet të zgjasë rreth tre muaj. Vendimi përfundimtar mbi afatet pritet nga trupi gjykues.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …