Përplasje verbale në mes të deputetes Hykmete Bajrami e deputetit Halil Thaçi, për kontratat njëburimore të Qeverisë-Kurti

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është diskutuar për raportin vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, ka pasur përplasje verbale në mes të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetit të Vetëvendosje Halil Thaçi,  lidhur me për kontratat njëburimore të Qeverisë-Kurti. Deputetja Bajrami ka thënë se qytetarët  në Kosovë e dinë që Komisionin për Rezervat Shtetërore e ka sabotuar Vetëvendosja  sepse nuk i konvenon. Ju nuk jeni në gjendje të dëshmoni asgjë, pasi jeni shpifës dhe manipulant. Asnjë kontratë njëburimore në karrierën time nuk e kam nënshkruar. Gjema ti mua një kontratë që e kam nënshkrimin, tha Hykmete Bajrami. Halil  Thaçi iu ka përgjigjur duke i thënë se e ka gjetur një të tillë. Kryetarja  e Komisioni ka thënë se avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje duke iu drejtuar Thaçit si hajn e shpifës. 158 milionë në tri vite qeverisje nuk janë të barabarta me 240 milionë në tri vite qeverisje. Ti je shpifës sepse unë nuk e kam nënshkrimin në asnjë kontratë njëburimore. Avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje dhe hajnat janë në burg”, saktësoi zonja  Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …