Kadri Veseli: Peticioni për Astrit Deharin nuk iu ka drejtuar Kryesisë së Kuvendit

Deputetët e Vetëvendosjes: Molliqaj e Millaku akuzuan kryekuvendarin Veseli dhe kryetarin Thaçi për krime

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka reaguar kundër deputetëve të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe Drita Millaku e cila e ka akuzuar kreun e Kuvendit se me dijeni të tij dhe të Hashim Thaçit gjoja qenka vrarë komandant “Drini”. Ndërsa deputeti Molliqaj tha se  SHIK-u, ka bërë krime.  Në këtë debat u përfshi edhe deputetja, Drita Millaku e cila e akuzon Veselin për vrasjen e Ekrem Rexhës-Komandant Drini. Pas reagimit kryekuvendari Veseli i ka dërguar letër një letër kryeprokurorit të Shtetit, nëpërmjet të cilës kërkon që Prokuroria të kërkojë fakte nga deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, e cila në seancën e së mërkurës ka akuzuar publikisht presidentin Hashim Thaçi dhe krye parlamentarin Kadri Veseli lidhur me vrasjen e Ekrem Rexhës – i njohur si Komandant Drini. Drita Millaku është familjare e kryeporkurorit, Reshat Millaku, inspektor dhe prokuror shumëvjeçar i regjimit të Titos dhe i EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Maloku: Me Serbinë nuk negocohet me klane e grupe por, me ekspertë e politika kompetente shtetërore

Qeveria Teknike: Vullneti real politik mbetet pengesa kryesore për tejkalimin e ngërçit

Dhjetë ditë pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për aktgjykimin që ndërlidhet me seancën konstituive të …