Përshkallëzimi i dhunës nga kolonët e paligjshëm izraelitë në Bregun Perëndimor, është i  lidhur me mbështetjen amerikane

Përshkallëzimi i dhunës nga kolonët e paligjshëm izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe lufta e vazhdueshme në Gaza janë të lidhura drejtpërdrejt me mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, tha sot presidenca palestineze, transmeton Anadolu. Në një deklaratë, Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i Presidencës së Palestinës, bëri thirrje për “ndërhyrje urgjente ndërkombëtare për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të shkaktuar nga veprimet izraelite”. Ai theksoi se “politikat e vazhdueshme të dënimit dhe denoncimit kanë rezultuar joefektive në adresimin e dhunës”. “Ky përshkallëzim izraelit i terrorizmit dhe kundërshtimi i ligjit ndërkombëtar është rezultat i drejtpërdrejtë i mbështetjes së palëkundur nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai. Ai theksoi më tej se “terrorizmi izraelit dhe mbështetja amerikane nuk do të sjellin siguri apo stabilitet në rajon”

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …