Përurohen shtatë vepra të reja letrare dhe historike të autorit Ramadan Krasniqi

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po vazhdojnë aktivitetet për shënimin e 16 qershorit – Ditës së çlirimit dhe të dëshmorëve të komunës së Malishevës dhe të kombit shqiptar të UÇK-së.

Në një ngjarje të veçantë kulturore, u bë përurimi i shtatë veprave të reja letrare dhe historike të autorit të njohur Ramadan Krasniqi. Aktiviteti u mbajt në ambientet e Kuvendit Komunal në Malishevë, në prani të dashamirëve të librit, studiuesve, arsimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale. Organizimi ishte nga Shoqata për Kulturë dhe Letërsi (SHKL) “Tafil Kelmendi”.

Takimin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i cili vlerësoi kontributin e autorit Krasniqi në ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë sonë kulturore, historike dhe letrare. “Veprat e z. Krasniqi janë dëshmi e një përkushtimi të vazhdueshëm për të ruajtur historinë dhe për të edukuar brezat e rinj përmes fjalës së shkruar,” u shpreh kryetari Kastrati.

Gjatë përurimit, u prezantuan temat dhe përmbajtjet e veprave të reja, që trajtojnë motive kombëtare, figura të shquara historike dhe ngjarje me rëndësi për popullin shqiptar.

Për këto vepra folën recenzentet e veprave.

Ngjarja u përmbyll me diskutime dhe vlerësime nga të pranishmit, të cilët e konsideruan autorin Ramadan Krasniqi një zë të rëndësishëm në letrat dhe historinë bashkëkohore shqiptare. Edhe autori falënderoj të pranishmit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt publikoj agjendët e aktiviteteve me rastin e shënimit të 18 qershorit – Dita e Çlirimit

Komuna e Skenderajt ka publikuar agjendët e aktiviteteve me rastin e shënimit të 18 qershorit …