Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, përuruan fushën e tenisit në Stubëll të Epërme. Kjo fushë është ndërtuar nga dy donatorë: Manuell Jozes dhe Kristë Ramaj.
Ndërsa Komuna e Vitisë ka rregulluar hapësirën përcjellëse, konkretisht ka bërë ndërtimin e parkingjeve!
Me këtë rast kryetari Haliti falënderoi donatorët e këtij projekti dhe uroi Stubllasit për këtë fushë moderne të tenisit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
