Kryetari Haliti miraton planin e veprimit për shënimin e festës “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me qëllim të shënimit sa më të mirë të kësaj feste është miratuar plani i veprimit në prag të shënimit të festës së njohur me emrin “Zoja e Madhe ”, e cila mbledh pelegrinë nga vendet e ndryshme të botës e në veçanti nga shteti Kroat. Me këtë plan veprim institucionet komunale, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Inspekcionit, KFOR-i amerikan, Policia e Kosovës në Viti, Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ”Eco – Higjiena”, Hidromorava, kompania KEDS, famullia dhe përfaqësuesit e fshatit Letnicë, secili sektorë në fushën e vet, do të ofrojnë shërbimet e nevojshme për shënimin e kësaj feste. Me këtë rast kryetari Haliti ka potencuar se edhe sivjet kjo komunë është përgatitur me plan të veprimit, me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste dhe pritjes së fluksit të qytetarëve të cilët do të jenë të pranishëm nga e gjithë Evropa dhe bota për disa ditë në Letnicë. Kryetari Haliti tha se gjatë kohës kur kemi këtë festë të madhe, me një bashkëpunim të gjithmbarshëm do të rrisim ofrimin e shërbimeve të nevojshme për qytetarë, si në aspektin e sigurisë, shëndetësisë, shërbimeve publike, mbrojtje, kontrollë, komunikacion, grumbullimin e mbeturinave, furnizimin e rregullt me ujë dhe energji elektrike e të tjerë. Kurse, lidhur me mbarëvajtjen e sigurisë publike ka folur Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, i cili theksoj se polica është e gatshme për menaxhimin e kësaj ngjarje dhe do të mundohemi që në maksimum të ofrojmë siguri të mjaftueshme që kjo festë të shënohet sa ma mire. Ndërkaq, kryetari i fshatit Letnicë, Shin Gjoni, ka falënderuar komunën e Vitisë, Policinë dhe të gjithë sektorët e angazhuar në organizim për përkrahjen e vazhdueshme në shënimin e kësaj feste duke potencuar se ata gjithmonë janë të kënaqur dhe falënderues me bashkëpunimin, rregullin dhe rendin që mbahet gjatë shënimit të aktiviteteve për nder të kësaj feste, që mbledh njerëz nga mbarë bota dhe jo vetëm të besimit katolik, në Letnicë të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …