leoni

Përurohet linja e re e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Përurohet linja e re e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Kryeministri, Isa Mustafa mori sot pjesë në përurimin e vijës së re të interkoneksionit 400-kilovoltësh Shqipëri-Kosovë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ministrat Blerand Stavileci dhe Damian Gjiknuri si dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim. Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi se kjo është një fitore e përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën. Sipas tij “energjia është shtyllë tepër e rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, parakusht i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe parakusht i mirëqenies së qytetarëve”. Mustafa shprehu bindjen se ky projekt jo vetëm që ndikon në ruajtjen e mjedisit, por mbi të gjitha është në funksion të arritjes së qëndrueshmërisë së furnizimit me rrymë elektrike për të dy vendet tona.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …