Përvjetori i parë i Referendumit për shkëputjen e Katalunjës nga Spanja u shënua përplasje të dhunshme

Përvjetori i parë i Referendumit për shkëputjen e Katalunjës nga Spanja u shënua përplasje të dhunshme

Përvjetori i parë i referendumit të shumë-kontestuar mbi shkëputjen e Katalunjës nga Spanja u shënjua nga përplasje të dhunshme me policinë. Vetëm në Barcelonë, dolën në marshime mbi 180.000 vetë; protesta pati edhe në qytete të tjera të rajonit. Duke vërvitur shkopinjtë e gomës, policët u lëshuan mbi turmën e njerëzve të mbledhur përpara parlamentit rajonal katalanas. Qindra aktivistë pushtuan për disa orë binarët  e trenave të shpejtësisë së lartë; disa rrugë dhe një autostradë u bllokuan gjithashtu. Votimin që trazoi Spanjën e përtej saj, Katalunja e mbajti 1 tetorin e vitit 2017; Pavarësinë, qeveria e saj separatist e shpalli në 27 tetor. Por Gjykata Kushtetuese spanjolle doli me vendimin se referendumi ishte i paligjshëm çka i lejoi Madridit të vendoste sundimin e tij të drejtpërdrejtë.

Skena të shëmtuara pati asokohe nëpër rrugë kur policia spanjolle u përpoq t’i ndalonte njerëzit të dilnin në votime, e ku nuk munguan episode e dhunës. Një sondazh opinion i realizuar në korrik, tregoi se 46.7% e katalanasve ishin në favor të Pavarësisë ndërsa 44.9% qenë kundër. Gjykata e Lartë e Spanjës ka tërhequr urdhër-arrestet e saj kundër ish-presidentit Carles Puigdemontit dhe pesë ndihmësve të tij që vazhdojnë të mbeten jashtë vendit, por akuzat kundër tyre janë akoma në fuqi, duke nënkuptuar se përballen me rrezikun e prangosjes nëse kthehen në Spanjë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …