Peter Beyer: Qeveria që krijohet pas zgjedhjeve, në Kosovë, do të kthehet pa kushte në proces të bisedimeve me Serbinë

Peter Beyer: Qeveria që krijohet pas zgjedhjeve, në Kosovë, do të kthehet pa kushte në proces të bisedimeve me Serbinë

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e partisë CDU të kancelares, Angela Merkel, z. Peter Bejer është shprehur kundër idesë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, ndërsa iu ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë. Kosova duhet t’i ruajë kufijtë që ka. Është vërtet dëm që jo të gjitha shtetet e kanë njohur Kosovën. I bëj ftesë 5 vendeve që ta njohin Kosovën. Vendi  gjendet para zgjedhjeve dhe është një fushatë shumë e shkurtë, kështu që i kanë vetëm pak ditë që të fitojnë besimin e Kosovës. Gjithashtu kemi biseduar, dje isha në Beograd, kam bërë ftesë atje për të rifilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e re që duhet të krijohet pas zgjedhjeve, të kthehet në proces pa kushte.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …