Për të katërtën herë u mbajt “Kupa e Gjeravicës 2021” në Bjeshkën e Belegut

Për të katërtën herë u mbajt “Kupa e Gjeravicës 2021” në Bjeshkën e Belegut. Gara u mbajt për të gjitha kategoritë në disiplinën e sllallomit të madh.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa për fituesit suksese në vazhdim!

Bjeshka e Belegut ka potencial zhvillimor dhe njëkohësisht nevojë për investime të mëdha, për një qendër të re të skijimit me standarde botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …