Philip Reeker: SHBA kërkon partneritet të besueshëm, jo lojëra politike

Philip Reeker: SHBA kërkon partneritet të besueshëm, jo lojëra politikeNë prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, diplomati amerikan Philip Reeker ka dhënë një mesazh të qartë për Kosovën: vendi ka nevojë për një qeveri funksionale, që mund të bashkëpunojë dhe të jetë partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara. Reeker kritikoi indirekt qeverisjen aktuale, duke theksuar se procesi i dialogut me Serbinë është penguar për shkak të vendimmarrjes së dobët dhe mungesës së gatishmërisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë. “Është shumë e vështirë të negociohet dhe të propozohet zgjidhje të reja kur nuk ke një qeveri që mund të marrë vendime dhe të angazhohet seriozisht,” tha ai. Diplomati amerikan rikujtoi se qytetarët e Kosovës dhe të gjithë rajoni meritojnë institucione që lënë pas çështjet e vjetra dhe krijojnë mundësi për përparim. Ai nënvizoi se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme, por pa një qeveri që vepron me përgjegjësi, përparimi mbetet i kufizuar. Në të kaluarën, Reeker nuk ka kursyer kritikat për aktet e dhunës politike, duke e quajtur troç disa prej akteve të Vetëvendosjes ndaj përfaqësuesve amerikanë si të papranueshme. Ky ton i ashpër nënkupton nevojën për qeveri që nuk e keqpërdor pushtetin për lojëra politike, por që mund të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …