leoni

Pieter Feith: Nacionalistët maqedonas po luajnë me zjarr

Pieter Feith: Ahtisaari më telefonoi i lumtur pas vendimit të GjND-së

Në 15-vjetorin e vendimit historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë  që vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, diplomati holandez Pieter Feith ka ndarë një moment të veçantë nga ajo ditë. Në një dokumentar të realizuar nga Ambasada e Kosovës në Hagë, Feith – ish-shef i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe një nga njohësit më të mirë të procesit të pavarësisë – ka rrëfyer se menjëherë pas shpalljes së vendimit, kishte marrë një telefonatë nga Presidenti Martti Ahtisaari. “Presidenti Ahtisaari në Finlandë po e ndiqte nga afër se çfarë po ndodhte. Dhe kur u dha vendimi që pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ishte një moment çlirimi edhe për komunitetin ndërkombëtar dhe festë në Prishtinë. Mora dhe një telefonatë nga Ahtisaari që na përgëzoi dhe shprehu lumturinë e tij se projekti që ai inicioi me planin e tij, në një mënyrë u justifikua dhe u njoh nga aspekti ligjor”, ka deklaruar Feith. Vendimi i 22 korrikut 2010 nga GjND ishte një përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe i dha Kosovës një mbështetje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar se akti i shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli: Limaj mund të jetë kandidat kompromisi mes Kurtit dhe opozitës

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për herë të 50-të me …