Pieter Feith: Nacionalistët maqedonas po luajnë me zjarr

Pieter Feith: Nacionalistët maqedonas po luajnë me zjarr

Ish ndërmjetësuesi në negociata për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Piter Feith ka tërhequr vërejtjen se nacionalistët maqedonas po luajnë me zjarr. Ai I ka deklaruar agjencisë së lajmeve Ruters se duke refuzuar të dorëzojnë pushtetin, nacionalistët maqedonas janë duke luajtur me zjarr. Rreziku mund të eskalojë edhe më tej dhe do ta çonte Maqedoninë në luftë qytetare në rast se BE-ja vendos të jetë joaktive. Bashkimi Evropian duhet ta rishikojë ndalimin e procesit për anëtarësim, që të tejkalohet rreziku në të cilin ndodhet vendi, ka thënë ish ndërmjetësuesi në negociata për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Piter Feith.

Kontrolloni gjithashtu

Fatura e librave për klasën e shtatë arrin 110 euro – Deputetja Lushaku ngre shqetësimin

Me fillimin e vitit të ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, …