Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, pas një takimi me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq në Pallatin Elysee, ka deklaruar se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur në Banjska vitin e kaluar të dalin para drejtësisë. Tutje Macron ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është premtim dhe peng për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit tonë. Franca do të vazhdojë të mbështesë rolin ndërmjetësues të BE-së, dua të mirëpres gjestet nga të dyja palët, por tani duhet të shkojmë edhe më tej. Franca do të ndërmarrë gjithçka që zbatohen obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u arrit një vit më parë, ka shtuar Macron.
Kontrolloni gjithashtu
Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë
Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
