Pjesëtarë të uniformuar të ushtrisë serbe

Pjesëtarë të uniformuar të ushtrisë serbe me helmeta në kokë patrullojnë në brendi të territorit të Kosovës

Ish-kryetari i Dardanës, Shaip Surdulli është tmerruar kur ka parë 8 pjesëtarë të uniformuar të ushtrisë serbe me helmeta në kokë dhe me armë të gjata duke patrulluar në brendi të territorit të Kosovës. Ai thotë se ky gjest i palës serbe është skandaloz ndërsa kërkon nga shteti i Kosovës dhe organet e sigurisë që të parandalojnë veprimet e tilla që fusin frikë e panik tek banorët e brezit kufitar. Shaip Surdulli jeton shumë afër punktit të policisë dhe ushtrisë serbe, por veprimi i xhandarmërisë serbe këtë të diele e ka vënë në siklet të madh. Surdulli tha se më vonë erdhën me një veturë të Policisë së Kosovës tre polic të vijës së gjelbërt në lagjen tonë dhe u shprehën të shqetësuar duke thënë se kanë qenë pjesëtarë të ushtrisë serbe sepse i kanë percjellur nga distanca se ata kanë vazhduar deri diku afër rrugës kryesore për Karaçevë të Poshtme dhe janë kthyer për në fshatin Breznicë të Serbisë, fshat i banuar me shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerali amerikan Wesley Clark, dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, …