Sipas Tribunalit të Hagës krimineli Sheshel nuk është fajtor për krimet ndaj njerëzimit në Kroaci dhe BeH

PK: Shesheli do të arrestohet në rast se hyn në territorin e Kosovës

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar se do të arrestojë kryetarin e Partisë Radikale serbe, Vojsllav Sheshel, në rast se ai hyn në territorin e Kosovës. Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë se organet e rendit do të zbatojnë vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për ndalimin e hyrjes së Sheshelit në vendin tonë. “Policia e Kosovës bazuar në vendimin e marrë nga autoritetet shtetërore, përkatësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform obligimeve ligjore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Dauta Hoxha. Përndryshe, Vojsllav Shesheli disa herë ka bërë të ditur agjendën e tij për të mbajtur tubim në veri të Kosovës me mbështetësit e partisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …