Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale më 4 dhjetor në Hagë

Plani 7 pikësh i kandKadri Veselit parasheh dënime për të gjithë ata që kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që është edhe kandidat nga kjo parti për kryeministër të vendit, Kadri Veseli, ka thënë se ndonëse janë të shumtë zyrtarët shtetëror që i kanë shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të Kosovës asnjë prej tyre nuk ka paguar asnjë cent për dëmet që ia kanë bërë vendit me vendimet e tyre. Por kjo do të ndryshoj me planin 7 pikësh kundër korrupsionit. Plani parasheh që tash e tutje zyrtarët, të cilët me dashje apo pa dashje e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, një pjesë të këtij dëmi ta paguajnë ata vet. Në vitet e kaluara, institucione të ndryshme të Kosovës kishin humbur betejat në Gjykatën Arbitrazhit, për të cilat shteti kishte paguar dëmshpërblim. Por, zyrtarët që kishin shkaktuar vonesat nuk kanë paguar asnjë cent. Shembulli më i freskët është ai i “Bektel&Enka”, e cila pas mungesës së krijuar në transferimin e parave, kishte fituar në arbitrazh mbi 53 milion euro. Koncepti është bazuar në përvojat e shteteve perëndimorë siç është Gjermania. Ky propozim është pjesë e planit shtatë pikësh të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …