Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu rizgjidhet kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës

Pleurat Sejdiu është zgjedhur sërish kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), pas procesit zgjedhor të zhvilluar në kuadër të kuvendit të këtij institucioni. Në garën për këtë post, Sejdiu u përball me nënkryetarin e OMK-së, Naser Gjonbalaj. Pas votimit nga anëtarët e kuvendit të Odës së Mjekëve, Sejdiu arriti të sigurojë mbështetjen e shumicës së votave. Sipas rezultateve të votimit, Sejdiu mori 96 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Gjonbalaj, mori 26 vota. Në këtë proces zgjedhor morën pjesë anëtarët e kuvendit të OMK-së, të cilët përmes votimit vendosën për udhëheqjen e re të institucionit që përfaqëson komunitetin e mjekëve në Kosovë. Oda e Mjekëve të Kosovës është institucioni që përfaqëson interesat profesionale të mjekëve, mbikëqyr respektimin e etikës dhe standardeve profesionale në shëndetësi, si dhe bashkëpunon me institucionet për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të DUPH-së, në Prizren, Beni Kizolli

Gjykata Supreme e Kosovës i thotë “jo” Alternativa për ankesën rreth fondeve të partive

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa (parti …