Po bëhet riasfaltimi dhe zgjerimi i rrugës alternative të Smirës

Në fshatin Smirë të Vitisë, ka filluar riasfaltimi dhe zgjerimi i rrugës alternative të këtij fshati që e lidhë atë me disa lokalitete. Kjo rrugë alternative lidhë Smirën me qytetin e Vitisë, pjesa në drejtim të varrezave të dëshmorëve, fshatin Kabash, Drobesh dhe Goshicë. Kryetari Haliti, ka thënë se projekte të tilla të rëndësishme për lokalitetet e komunës së Vitisë, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në të gjitha vendbanimet e kësaj komune. Ai, po ashtu bëri me dije se gradualisht, po përmbyllen projektet në asfaltimin e rrugëve rurale. Ndërsa kryetari i fshatit Smirë, Tajar Hyseni dhe banorët, janë shprehur falënderues dhe të kënaqur me projektet e investuara në fshatin e tyre nga ana e komunës, në veçanti për këtë rrugë alternative pasi që lidhë fshatin Smirë me disa lokalitete.

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Deçanit, z. …