Vazhdojnë debatet publike me qytetarë rahovecian për KAB-in komunal 2022-2024

Ciklin e debateve publike me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtorë të drejtorive komunale i ka vazhduar me banor të fshatrave Pataqan i Ulët, Pataqan i Epërm dhe Nushpal. Gjatë debateve kryetari Latifi ka thënë se jemi këtu që të debatojmë për  prioritetet tona dhe të dëgjojmë nga afër shqetësimet dhe kërkesat e juaja. Qeverisja lokale, unë dhe bashkëpunëtorët e mi do të punojmë që t’i realizojmë kërkesat dhe t’i zbusim sa më shumë shqetësimet që kanë qytetarët tanë. Debatet publike do të vazhdojnë  me 07/06/2021) , me banor të fshatrave sipas kësaj agjende:

– Opterushë, ora 18:00.

– Zoqisht, ora 18:45.

– Retijë, ora 19:30.

– Retijë e Poshtme, ora 20:30.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …