Po vazhdojnë përpjekje për arritjen e një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjipti dhe Katari po përpiqen të arrijnë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Për këtë qëllim, sot në Izrael do të qëndron Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Ekipi negociator i Izraelit shprehu optimizëm të përmbajtur mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve. “Gjatë takimit me kryeministrin, ekipi u tregua i rezervuar mbi shanset për përparimin e një marrëveshjeje bazuar në propozimin e fundit amerikan” thuhet në njoftimin e nga zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Zëri i Amerikës njofton se llani i ri për arritrjen e një marrëveshje ka për qëllim edhe  uljen e tensioneve që mund të nxisin një luftë rajonale pas kërcënimit të Iranit dhe grupit militant Hezbollah se do të sulmonin Izraelin si hakmarrje për vrasjet e udhëheqësve të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …