Në kuadër të punimeve të Kongresit të NALAS-it në Turqi, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu njëherit kryetar i Asociacionit të komunave të Kosovës, ka takuar dhe bashkëbiseduar në kuadër të sesioneve punuese, me Kryetarin e Dhomës së Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Bernd Vöhringer si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Evropës, Mathieu Mori, ku mbajti edhe një fjalë rasti me temë mbi qëndrueshmërinë e nivelit lokal ndaj fatkeqësive natyrore, mundësi kjo për shkëmbimin e ideve dhe lindjen e bashkëpunimeve në të ardhmen, për të fuqizuar pushtetin lokal e adresuar sfidat e autoriteteve lokale.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
