Policët pa pagesa shtesë: Detyrohen të kërkojnë punë të dyta për të mbijetuar

Zyrtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të përballen me vonesa dhe mungesa në pagesën e orëve shtesë, ndërrimit të natës dhe shujtave, gjë që sipas tyre po e rëndon ndjeshëm gjendjen ekonomike të familjeve të tyre. Si pasojë e këtyre mungesave financiare, shumë policë po detyrohen të kërkojnë punë të dyta, pasi paga bazë e zyrtarit policor nuk po u mjafton për mbulimin e shpenzimeve jetësore. Në lidhje me këtë çështje, kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Avdi Hoti, ka deklaruar se pagesat shtesë po realizohen rregullisht. Megjithatë, zyrtarë policorë brenda Policisë së Kosovës, në kushte anonimiteti, i kanë thënë Gazetës Metro se këto pagesa nuk janë ekzekutuar, duke mohuar pretendimet se ata po kompensohen për orët shtesë dhe ndërrimin e natës. Sipas tyre, për të realizuar të drejtat që u takojnë me ligj, disa policë janë detyruar t’i drejtohen padive private ndaj institucionit. Si pasojë e mungesës së të ardhurave të mjaftueshme, zyrtarët policorë thonë se po detyrohen të gjejnë punë të dytë për të mbajtur familjet, duke theksuar se jeta është bërë gjithnjë e më e vështirë. Ndërkohë, sa i përket angazhimit në punë dytësore, Hoti theksoi se kjo lejohet me ligj, por duhet të bëhet me kujdes për të shmangur konfliktin e interesit. Po ashtu, puna dytësore duhet të jetë me orar të kufizuar dhe të mos ndikojë në përmbushjen e detyrave zyrtare”, ka deklaruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ballkani Perëndimor përballet me sfida të mëdha në rrugën drejt BE-së, sipas raportit të Institutit Aspen

Raporti i fundit i Institutit gjerman “Aspen” thekson se Ballkani Perëndimor mbetet në një pozicion …