leoni

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes më të shtuar, për shkak të reshurave atmosferike të vazhdueshme

Policia e Kosovës apelon të të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe ta shtojnë kujdesin

Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të shtimit të masave për të rritur sigurinë në trafik, ka hartuar dhe është duke e zbatuar një plan operativ. “Plani operativ, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik. Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës kërkon-apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor”, është thënë në njoftim.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e kërkesës për pjesëmarrësit në trafik, në bashkëpunim me operatorin e telefonisë ‘VALA’, ka filluar dërgimin e një mesazhi për rreth një milion përdorues të numrave të kësaj kompanie. Me këtë rast, falënderojmë operatorin në fjalë për mbështetjen e ofruar. Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët do të bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, është thënë ndër të tjera në këtë njoftim për media të policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …