Policia e Kosovës arreston organizatorin e pelegrinazhit me bluza “Serbia e Bashkuar” në Graçanicë

Policia e Kosovës ka arrestuar V.P., organizatorin e një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi, pasi grupi që ai udhëhiqte ishte i veshur me bluza me mbishkrimin politik “Serbia e Bashkuar” dhe ngjyrat kuq, kaltër e bardhë. Arrestimi u krye në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës, raporton mediumi Kossev. Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, nuk ka ofruar detaje për ndalimin, duke i referuar gazetarët tek zyra për media e Policisë së Kosovës. Sipas gazetarëve  forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it janë të shpërndarë në pika të ndryshme të Graçanicës, duke mbajtur situatën nën kontroll.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma

Rufki Suma: Fitër Bajrami na udhëheq drejt humanizmit dhe solidaritetit

Deputeti i Kuvendit te Kosoves, Rufki Suma ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e …