Policia e Kosovës po përballet çdo ditë me krimin, por shpesh pa pajisjet elementare të nevojshme për sigurinë dhe efikasitetin e saj. Mungesa të theksuara në uniforma, këpucë, sprej mbrojtës, jelekë antiplumb dhe automjete zyrtare janë bërë problem i vazhdueshëm për këtë institucion. Ish-zyrtarë të lartë policorë nga gjenerata e parë, si nënkoloneli në pension Refki Morina, tregojnë se këto mungesa jo vetëm që cenojnë sigurinë e pjesëtarëve të policisë gjatë aksioneve të rrezikshme, por ndikojnë ndjeshëm edhe në moralin e tyre. Morina thekson se për shkak të mungesës së pajisjeve, policët shpesh detyrohen të huazojnë mjete nga njëri-tjetri, duke e zbuluar edhe më tej mungesën e planifikimit dhe të prokurimeve me kohë. Kritika ka edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila sipas tij dhe ish-zyrtarit tjetër policor, Nuredin Ibishi,
