Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar gjithsejtë 762 gjoba

Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar gjithsejtë 762 gjoba

Gjatë  24 orëve të fundit policia e Kosovës në tërë territorin tonë ka shqiptuar gjithsejtë 762 tiketa për shkelje të ndryshme të ligjit të trafikut rrugor. Në raport thuhet se nëpër rrugët e Kosovës janë regjistruar gjithsejtë 54 aksidente, me 18 të lënduar dhe 35 pa të lënduar, gjegjësisht vetëm me dëme materiale. Ligji i ri i Trafikut Rrugor ka hyrë në fuqi ditën e djeshme. Në të parashihen gjoba të ashpra për të gjithë shkelësit e tij, si shoferët, por edhe për këmbësorët. Qytetarët kanë thënë se gjobat e parapara me ligjin e ri janë të papërballueshme për xhepin e tyre, pasi që, një gjobë trafiku mund të përllogaritet deri në 3 paga të një punëtori në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …