leoni

Policia e Kosovës viziton Kryesinë e BIK-ut për Kurban Bajram

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, një delegacion i Policisë së Kosovës ka vizituar sot Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës  në Prishtinë. Gjatë takimit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e ka informuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, rreth aktiviteteve që BIK-u po zhvillon për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë kësaj feste të shenjtë. Tërnava vlerësoi lart bashkëpunimin institucional mes BIK-ut dhe Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si shembull të ndërsjellë mirëbesimi dhe angazhimi për paqe, siguri dhe mirëqenie në vend. Nga ana e tij, drejtori Hoxha falënderoi BIK-un për kontributin shpirtëror dhe human që ofron në shoqëri, sidomos në raste festash dhe emergjencash.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Bajraktari: Prokuroria në Hagë s’arriti të argumentojë pikën kyçe “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Avokati, Ardian Bajraktari ka vlerësuar se procesi që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës ndaj …