Policia e vendit ka bërë të ditur se 13 aktivistët e PSD-së janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit

Policia e vendit ka bërë të ditur se 13 aktivistët e PSD-së janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit

Policia e vendit ka bërë të ditur se 13  aktivistët e PSD-së janë arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit pasi kishin dështuar përpjekjet që personat të dilnin nga objekti i ZRRE-së.  “Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, saktësisht në objektin e ZRRE-së, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 persona. Megjithëse policia vazhdimisht u ka bërë thirrje që të dalin nga objekti dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos penguar zyrtarët e institucionit në fjalë, të njëjtit nuk janë bindur”.“Duke parë që kanë dështuar të gjitha përpjekjet tjera, në përputhje me autorizimet policore dhe urdhrin e prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 nga ta dhe aktualisht po vijon ndërmarrja e veprimeve në këtë fazë preliminare hetimore”, ka njoftuar policia.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …