Policia e Kosoves

Policia ka njoftuar se në pjesën veriore të Kosovës është arrestuar një zjarrvënës

Policia ka njoftuar se në pjesën veriore të Kosovës është arrestuar një person për zjarrëvënie të qëllimshme një lokali në qytetin e Zubin Potokut. Zjarrëvënia ka ndodhur gjatë orëve të mbrëshme të së shtunës ndërsa arrestimi është bërë disa orë më vonë, të dielen në mëngjes. Nga raporti I policies mësohet se arrestimi I tij ka parandaluar atë nga përpjekjet për t’ia vënë zjarrin edhe shtëpisë së pronarit të lokalit të djegur në rrugën “Kolasinski Knjezeva” në Zubin Potok. “Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm. Policia e Kosovës parandalon djegien e shtëpisë dhe kap në flagrancë të dyshuarin për zjarrvënie, në shtëpi i gjendet një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …