Pavarësisht se Policia e Kosovës pak më parë kishte deklaruar se nuk e kishte arrestuar Albin Kurtin me qëllim të mos eskalimit të situatës, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrat e Lëvizjes. Policia është vënë në kërkim të deputetëve të Vetëvendosjes ndaj të cilëve janë lëshuar fletarreste për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Albin Kurti, një ndër deputetët e Vetëvendosjes ndaj të cilit është lëshuar arrest, ndodhet brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje. “Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qindra policë kanë bllokuar çdo rrugë pranë zyrave tona. Ftojmë aktivistët që të mblidhen tek zyra e VETËVENDOSJE!-s”, ka njoftuar Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak
Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
