leoni

Beogradi

PPS kundërshton heqjen e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë

Partia Popullore Serbe ka thënë se Serbia duhet t’i kundërshtojë trysnitë për ndryshimin e Kushtetutës dhe heqjen e Kosovës nga preambula e saj. Sipas kësaj partie, përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Komisionit Evropian e njohin supremacinë e Kushtetutës së Kosovës ndaj asaj të Serbisë dhe kështu arsyetojnë vonesën e themelimit të Asociacionit të Komunave serbe.  “Kushtetuta e Serbisë nuk është lodër që politikanë të ndryshëm të huaj e vendorë shkatërrimtarë të dëshmuar të sovranitetit dhe të rendit kushtetues të vendit tonë ta tërheqin çdo ditë me qëllim që ta suspendojnë dhe as që bën akti ynë më i lartë të jetë objekt për nënçmim nga një shtet i vetëm në botë – NATO”, thuhet në kumtesën e Partisë Popullore serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi takon Prattipatin: Thelbësore formimi i shpejtë i institucioneve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e …