Covid

Prej regjistrimit të rastit të parë më virusin korona në vendin tonë numri i rasteve aktive aktualisht është rreth 1000

Nga 8 shkurti deri më 19 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.662 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.998 raste, ndërsa janë regjistruar 34 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 980 pacientë të prekur nga Covid-19. Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 984. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Të premten janë testuar gjithsej 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 82 raste. 

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …