leoni

Gjetaj: Vetëm presioni ndërkombëtar mund ta bëjë Serbinë të flasë për vendndodhjen e personave të zhdukur

Prenk Gjetaj: Në Kizhevak të Serbisë kanë rifilluar gërmimet për të gjetur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës

Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, ka bërë të ditur për mediet se në Kizhevak të Serbisë, dje kanë rifilluar gërmimet për të gjetur  trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, pasi puna ishte ndërprerë katër muaj më parë. Gjetaj, ka thënë për mediet  se nuk ka ndonjë datë të saktë se sa do të zgjasin këto punime, derisa ka shtuar se me vështirësi është duke u punuar për shkak të motit të lig. Kjo është hera e tretë që po rifillojnë gërmimet në këtë lokacion, dhe sipas disa vlerësimeve punimet tani bëhen tek pjesa kryesore e lokacionit, ku dyshohet për varrezë, ka thënë Gjetaj. Herën e fundit kur pala serbe kishte ndërprerë gërmimet në këtë lokacion ishte arsyetuar me mungesë të fondeve të mjaftueshme, por tani këto fonde janë sigurara nga Britania e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …