Presidenti Bajram Begaj në Asamblenë e NATO-s: Kosova është realitet i pakthyeshëm, NATO mbetet themeli i sigurisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalën e tij gjatë seancës plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi rëndësinë e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar Kosovën si “realitet të pakthyeshëm”. Begaj tha se vendet e rajonit e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër çmimin e paqes dhe stabilitetit, ndërsa vuri në dukje rolin qendror të NATO-s në këtë drejtim. “NATO është aleanca më e fuqishme, më e bashkuar dhe më e suksesshme në histori. Ajo përfaqëson një aleancë politike, ushtarake dhe morale, e bazuar në mbrojtje kolektive dhe vlera të përbashkëta”, u shpreh Presidenti. Ai theksoi se për Shqipërinë, anëtarësimi në NATO në vitin 2009 ishte një kthesë historike që afirmoi identitetin euroatlantik të vendit. “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të Aleancës dhe është gati të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane”, deklaroi Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …