Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq: Mbështes njohjen e Kosovës, por Vatikani mbetet konservator

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, është takuar me Papa Leonin, të cilin e ka ftuar për një vizitë në Kroaci. Pas takimit, Milanoviq deklaroi për mediat se me Vatikanin nuk kanë munguar diskutimet për çështje të rëndësishme ndërkombëtare, por pranoi se “Vatikani është shumë konservator në këto çështje”, duke iu referuar pozicionit të tij ndaj njohjes së Kosovës. Kreu i shtetit kroat zhvilloi takim edhe me sekretarin e Vatikanit, Pietro Parolin, për të cilin tha se “nuk mund të japë detaje”, duke theksuar se komunikimi me Selinë e Shenjtë është gjithmonë delikat dhe diplomatik. “Kjo tregon se shtetet veprojnë në interesin e tyre, gjë që nuk është domosdoshmërisht negative, për sa kohë që nuk janë keqdashëse apo pushtuese,” theksoi Milanoviq, duke shtuar se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë njohjen e Kosovës në çdo forum ndërkombëtar. Unë nuk e bëj këtë për të provokuar Serbinë ose serbët, është thjesht çështje realiteti,” përfundoi ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …